PD “shpërngulet” në Rinas: Në 12:00 presim në aeroport kryeministrin e ardhshëm

Ditën e djeshme nga zyra e shtypit e PD-së u njoftua një takim i kryetarit Basha me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Ky takim krijoi mjaft entuziazëm në radhët e demokratëve, ndërsa nga selia rozë dolën lajme se Basha kishte paguar 20 mijë dollarë për të dalë foto me Trumpin.

Por sot Basha kthehet nga SHBA-të dhe grupseksionet e PD-së kanë vendosur ta presin në Rinas./Gazeta Express

“Njoftim urgjent! Sot ora 12:00 duhet te jemi ne rinas te presim Kryeministrin e ardhshem te Shqiperise Z.Lulzim Basha! Nisja behet nga zyrat e shtabit ne oren 11:00! Ju lutem cdo grupseksion te marre masa te dergoje minimalisht 1 makine me 4-5 persona dhe te jete preciz me orarin! Mundohuni te angazhoni personat te cilet nuk kane pune partie per te bere ne ate orar! Ju lutem Konfirmoni! Fitore!”

Temat
Rajon

Të afërta