Meta: Kur të tjerët ja fusnin vrapit maleve unë i tregoja vendin Berishës!

Duke e etiketuar si Ebola e Shqipërisë kryeministrin Rama, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka përmendur fillesat e tij në Parinë Socialiste dhe se si është përballur ai me ish kryeministrin Sali Berisha.

“Udhëheqësi i Ebolës erdhi në Shqipëri me lupë bë brez për tu ulur në karrigen e kryeministrit. Këto jua thotë një student i dhjetorit që vajti në PS kur të gjithë shkonin pas Berishës, kur ishte në ditët e saj më të zeza për të krijuar një alternativë të re. Ne nuk do të merremi me problemet e PS-së. Por është detyra ime të jem i ndershëm me çdo socialist. Asnjë udhëheqës i PS-së nuk është përplasur më fortë se unë me Sali Berishën. Kur të tjerët ja fusnin vrapit pyjeve dhe maleve për tu fshehur në Maqedoni dhe linin vendin në mëshirë të fatit të PD-së të Berishës Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet”, u shpreh gjatë mitingut të LSI-së në Tiranë, ish-kryetari i kësaj force politike Ilir Meta, njehërësh president i zgjedhur i vendit.

Temat
Rajon

Të afërta