Në këtë fushatë, kryeministri Edi Rama ka akuzuar aleatët e tij, dhe konkretisht LSI-në se kanë penguar reformat e ndërmarra nga qeveria.
Por, ditën e sotme, duke folur para qindra mbështetësve në sheshin ‘Nënë Tereza’, ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka sfiduar Ramën në debat televiziv për të diskutuar lidhur me këtë temë.
Ai ka shtuar së është gati të mbajë përgjegjësitë që LSI-ja ka pasur në qeveri, përkundër deklaratave të Ramës të disa ditë më parë për mospërgjegjësi të partive të koalicionit në qeverisje.
Po ashtu, Meta ka përsëritur edhe një herë kërkesë e kryetarit të LSI-së Petrit Vasili për të ballafaquar programet ne debat televiziv mes tij, Ramës dhe Lulzim Bashës.
“Kam një mesazh për të gjithë socialistët që kanë mbetur në partitë që komandon rilindja. Meta ka qenë ai që keni njohur ju, që kanë njohur demokratët, çdo shqiptarë, që nuk ka gënjyer kurrë as fshatarin më të thjeshtë në jetën e tij.
Për përgjegjësitë e LSI-së jam gati të dal në çdo debat televiziv me Edi Ramën ku të dojë ai. Nëse ai mendon se ka një program më të mirë, apo në rast edhe zoti Basha, Petrit Vasili kandidati ynë për kryeministër i ka ftuar në debat televiziv.
Midis Tomy edhe Jerryt, le t’ia kursejmë popullit këtë debat, tani ata janë e njëjta alternativë e oligarkisë, Shqipëria ka alternativën e vet të lSI-së”, -tha Meta.
