Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama që ka përhapur kanabisin në të gjithë Shqipërinë dhe se ndërhyrja e Policisë së Shtetit në Lazarat në vitin 2014, ishte vetëm për show.
Meta tha se fatkeqësisht humbi jetën një efekti i RENEA-s në Lazarat, ndërsa qeveria nga ana tjetër mbushi me drogë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.
Gjatë fjalës që mbajti në mitingun e LSI-së në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, Meta tha se Rama do ta bëjë Shqipërinë plantacion jo vetëm të kanabisit, por edhe të drogërave të forta.
“Vranë një efektiv e fatkeqësisht mbushën gjithë Shqipërinë me drogë dhe Evropën. Ata që kanë helmuar Shqipërinë me drogë nuk e kanë problem të ushtrojnë dhe dhunë ndaj fëmijëve tuaj, vetëm me një qëllim që ëndrrat e tyre të mbeten peng i kartelit të rrezikshëm dhe kriminal që kërkon ta shtrojë Shqipërinë në plantacion drogë jo vetëm për kanabisin por edhe për drogërat e forta”, tha Meta.
