Çudia! Gjyqtarja e lartë dënohet për korrupsion, reforma në drejtësi e lë në detyrë

Gjyqtarja Majlinda Andrea është dënuar nga gjykata me 4 vite të konvertuar në tre vite shërbim prove. por tashmë sistemi i drejtësisë është në ngërç, pasi gjyqtarja nuk mund të shkarkohet.

Kjo për shkak të amullisë që ka krijuar reforma në drejtësi ku me ligjin e ri duhet të ishte, Këshilli i Lartë Gjyqësor që duhet të mblidhej për të kryer shkarkimin, por që ende KLGJ nuk është konstituuar.

Por, dhe me ligjin e vjetër nuk mund të veprohet, pasi kjo e drejtë i është hequr parlamentit.

Nga ana tjetër gjykata e lartë është në prag të kolapsit për shkak të numrit të pakët të anëtarëve.

Mësohet se më 8 korrik së bashku me gjyqtaren Andrea i përfundon mandati dhe të 6 gjyqtarëve dhe nëse ata nuk pranojnë të qëndrojnë në detyre deri në zëvendësimin e tyre atëherë mbas 8 korrikut kjo gjykatë do të mbesë me 8 anëtarë nga 19 që parashikon ligji, pra 11 më pak ndërkohë që janë në pritje të gjykimit 18.000 dosje.

Gjyqtarët të cilëve ju mbaron mandati janë Arjana Fullani, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Andi Çeliku, Aleksander Muskaj.

Ndërkohë që aktualisht janë 14 gjyqtarë njeri prej të cilëve Ardian Dvorani pa mandat, i cili zgjodhi të vijojë detyrën deri ne zëvendësimin e tij gjë që nuk pranoi ta bënte kolegu i tij Ardian Nuni që dha dorëheqjen.

Nën akuzën e korrupsionit pasiv, policia ka arrestuar dhe bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea. ai do të vuajë dënimin me 1 vit e gjashtë muaj burg, për aferën e dhënies së një vendimi pronësie ne zonën e Butrintit /OraNews/

Temat
Rajon

Të afërta