Zyrtare: De Biasi largohet nga Kombëtarja

Gianni De Biasi nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare. Këtë e ka konfirmuar trajneri italian dhe presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një konferencë për media.

Trajneri Gianni De Biasi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Përshëndetje, kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë”, thuhet në letrën e De Biasit

“Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, ka shkruar Italiani.

Temat
RajonSport

Të afërta