Mister vdekja e shqiptarit 27-vjeçari në Greqi

Një baba nga Shijaku është njoftuar nga policia greke se djali i tij 27-vjeçar me iniciale A.H. është vetëvarur.

Ngjarja e rëndë por e mbushur me mister ka ndodhur në Greqi, ndërsa babai i viktimës, L.H, 57 vjeç, banues në fshatin Pjezë, ka dyshime se djali i tij nuk i ka dhënë fund vetë jetës, por mund ta kenë vrarë, shkruan “durreslajm”.

Sipas të dhënave policore, mësohet se 57-vjeçari ka bërë kallëzim në komisariatin e Shijakut që policia të hetojë dhe të zbardhë vdekjen e të birit pasi ka dyshime. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Temat
Rajon

Të afërta