Ky mund të jetë pasardhës i De Biasit (Foto)

Paolo Tramezzani mund të jetë pasardhës i Ginni De Biasit

Kombëtarja shqiptare tashmë është pa trajner pas largimit të Gianni De Biasit në mënyrë të papritur.

Kurse, menjëherë kanë nisur spekulimet për emrat e rinj, ndërkohë që kreu i federatës Armando Duka nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë edhe Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i De Biasit për pesë vite me radhë.

“Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Tramezzani e njeh mirë kombëtaren tonë”., – iu përgjigj ai pyetjes së gazetarëve nëse në vend të De Biasit mund të ulej Tramezzani.

Tramezzani aktualisht është i lirë pasi është larguar nga skuadra zvicerane, Lugano. /Express/

Temat
Rajon

Të afërta