Futbollisti shqiptar bën fushatë për Edi Ramën. Këshilltari i LSI: Përdhosje e kombëtares

Armando Sadiku, futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është bërë pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialistë të Shqipërisë. Në një klip ku shfaqet në mbështetje të Edi Ramës,...

Armando Sadiku, futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është bërë pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialistë të Shqipërisë.

Në një klip ku shfaqet në mbështetje të Edi Ramës, Sadiku thotë se dy golat e shënuar ndaj Izraelit, i dedikohen kësaj force politike.

“Që kur Edi Rama është bërë kryeministër i Shqipërisë, kthehem me shumë dëshirë sepse Shqipëria është bërë më e bukur. Edi Rama ka bërë aq shumë për futbollin sa askush nuk e bëri në 25 vitet e fundit. Unë ia dedikoj të dy golat e mi kundër Izraelit numrit 2 në fletën e votimit, Edi Ramës dhe jam i bindur se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet”, thotë Sadiku.

Pas video së Sadikut reagoi edhe Edi Rama duke e falënderuar për mbështetjen.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

Faleminderit Kampion Skuadra jonë është gati për ta ngritur flamurin kuqezi në oborrin e Europës së Bashkuar Të bashkuar me një votë kuqezi për nr. 2 ne do të bëjmë 4 vitet e ardhshme katërfishin e asaj që kemi bërë në këta 44 muaj për Shqipërinë që Duam me Shtet – Punë – Mirëqenie

https://www.facebook.com/edira…

Por një reagim për këtë ka ardhur edhe nga këshilltari i grupit parlamentar të LSI-së, Dritan Kaba.

Ai e quan një përdhosje të kombëtares vetëpërdorimin e Sadikut në fushatë.

Temat
RajonSport

Të afërta