Takimi Nano – Rama. Ja si e komenton Ilir Meta

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama pati një takim kokë më kokë më ish- kreun e ekzekutivit Fatos Nano.

Takimi u zhvillua në vilën qeveritare në Durrës, ndërsa pati një koment të shkurtër edhe nga Fatos Nano i cili u shpreh: Prisni se nuk keni parë gjë akoma.

Ndërsa dje për 26 vjetorin e krijimit të PS-së Nano nisi një letër urimi në drejtim të Edi Ramës dhe Gramoz Ruçi ku shprehej i sigurt për fitoren, por hidhte edhe kritika mbi aleancat e tyre të mëparshme.

Sot në një konferencë për shtyp Meta dha një koment të shkurtër për letrën e Ramës.

“Nuk merrem as me rilindsa as me pseudorilindsa”, tha Meta./Express

Temat
LajmeVend

Të afërta