Suarez zbulon të ardhmen, flet edhe për Real Madridin

Denis Suarez nuk dëshiron të largohet nga Barcelona

Talenti spanjoll i Barcelonës, Deni Suarez, nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou. Ai premton më shumë nga vetja sezonin e ardhshëm.

Suarez ka folur edhe për titullin që fitoi Real Madridi, duke thënë se ndoshta çelësi i suksesit ishin rrotacionet.

“Do të luftoj për këtë fanellë dhe mezi pres sezonin e ri. Do të jetë sezon shumë më i mirë”, tha Suarez, duke e bërë të qartë se nuk do të largohet nga “Camp Nou”.

“Suksesi i Realit? Ndoshta rrotacionet. Ata bëjnë shumë rrotacione dhe të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe japin më të mirën në çdo ndeshje”, shtoi ai.

“Mendoj se ne mund ta kishim fituar titullin nëse nuk do të kishim dështuar në disa ndeshje vendimtare si Alaves, Deportivo apo edhe në fund me Malagan”, përfundoi Suarez. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta