Presidenti i Rusisë zbulon detaje interesante

Në serinë e intervistave që i dha regjisorit të njohur, Oliver Stoun, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri të ditur se në një moment, ai madje kishte propozuar anëtarësimin e tij në NATO.
Putin tha se për anëtarësimin e Rusisë në NATO ka pyetur në vitin 2000, gjatë vizitës në Moskë të presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton.

Presidenti rus rrëfeu se gjatë takimit me Clintonin, ai kishte kërkuar që të shqyrtohet mundësia e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, ndërsa Clinton ishte pajtuar.

Megjithatë, rrëfeu Putin, delegacioni amerikan shumë shpejtë humbi qetësinë dhe u nervozua, pas këtij propozimi të tij.

Ai më tutje shtoi se Rusia, nën kryesimin e tij, ka tentuar të përparoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nënvizoi se atë e nevrikos mentaliteti imperialist i Washingtonit, siç e quajti ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta