Milaim Zeka thotë se PDK duhet të vajtojë për Thaçin si LDK dikur për Rugovën

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën Milaim Zeka duke e komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit ka ironizuar më LDK’në dhe PDK’në.

“LDK-ja duhet me vajtu Rugoven, PDK- ja Hashim Thaçin!”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Ai po ashtu e ka përmendur edhe rastin kur Hashim Thaçi në vitin 2014 kishte zbritur nga skena disa kandidatë për deputet në Drenas.

“E ka dite Hasha kur i ka zbrite ne toke do ne Drenas…”, ka thënë ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta