Meta: Rama rrezikon të dalë pas PDIU-së, të mos i shkojë mendja njeriu të prekë votën e lirë

Në një konferencë të paralajmëruar sot, kreu i Kuvendit Ilir Meta u ka bërë ftesë të gjithë shqiptarëve për pjesëmarrje të gjerë ditën e enjte, kur dhe LSI do të mbajë mitingun e madh në Tiranë ku dhe do të prezantojë kandidatët e kësaj force politike për qarkun me të madh në vend.

“Kam kënaqësinë e veçante t’u drejtohem qytetarëve të Tiranës që të bashkoheni pasnesër ditën e enjte në 15 qershor për t’i dhënë mbështetjen tonë të fuqishme ekipit më të mirë që ka patur ndonjëherë ekipi në Tiranë, pra LSI për qarkun e Tiranës. Ka ardhur momenti që gjithë Shqipëria ti thotë ‘po’ alternatives së rinisë dhe shpresës së madhe për të ndryshuar politikën e zhvillimit dhe moralit dhe për të sjellë në kuvendin e Shqipërisë jo njerëz me rekorde kriminale dhe biznesmenë që përfitojnë por figura që do të jenë zëri i probleme dhe njerëzve të Shqipërisë”, tha Meta.

“LSI ka vetëm një garë me shtetin që po keqpërdor ish bashkëkryetari im. LSI do jetë forcë e parë në 25 qershor. Unë nuk e ndihmoj dot me të këtë garë të dëshpëruar që ka nisur me PDIU. Është i treti në Dibër. Rrezikon të mbetet përfundimisht i katërti në shumë vende. Ka një aleancë të hapur për të manipuluar opinion publik. I kam çuar mesazh Edi Ramës lidhur me Haki drogën. Përgjigja jonë do të jetë e paparë në 25 qershor. Për atë tjetrin nuk ia vlen të merremi se garën e ka me PDIU-në. Mos t’i shkojë mendja njeriu të prekë një votë, se as në ëndërr me të keqe nuk e ka menduar çfarë mund të ndodhë. Kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës, por e Ilir Metës. Të gjithë duhet të pranojmë verdiktin e qytetarëve shqiptarë. Më mirë kryeministri të largohet sesa të largohet me shifrën e 56 % të qytetarëve që duan të largohen. Mbi 1 milionë vota do të jenë shuplaka ndaj kësaj arrogance dhe për të siguruar votën e lirë të shqiptarëve”, tha Meta. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta