Meta bën deklaratën bombë: Ramës ja kam çuar mesazhin për “Haki Drogën”!

Një deklaratë e ashpër nga Ilir Meta në adresë të kreut të Policisë së Shtetit, i cili sipas Presidentit të Zgjedhur po përdoret nga trafikantët e drogës.

Në një konferencë për shtyp në LSI, ish kryetari Ilir Meta deklaroi se i ka dërguar tashmë një mesazh kryeministrit Rama, ku i ka kërkuar që kupola e policisë e me të edhe kreu i saj Haki Çako, të mos përdoret në procesin zgjedhor.

Meta i është referuar paktit Rama-Basha, duke cilësuar si një aleancë e vendosur në errësirë, që ka për qëllim të prekë votën e shqiptarëve më 25 qershor.

“Ka një aleancë të hapur. Kjo nuk është më e fshehtë. Është një aleancë errësire. Kjo është një aleancë që synohet t’u imponohet shqiptarëve përmes frikësimeve qesharake, manipulimit, keqpërdorimit të policisë, që ende drejtohet një nga të përdorurit e trafikantëve.

I kam çuar Ramës një SMS për “Haki drogën”, i cili nuk duhet të përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe gjithë segmenteve që e drejtojnë atë. Të jeni të bindur se ky është një plan i lexuar tashmë nga gjithë qytetarët shqiptarë dhe përgjigjja do të jetë e paparë në 25 qershor”, -tha Meta.

Meta ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë, kur ka deklaruar se në pozitën e tij si President, ai nuk do të dekretojë qeverinë e pas 25 qershorit, nëse vota e shqiptarëve vidhet./Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta