Trump fton në takim Salma Hayek, ja si i përgjigjet ajo (Video)

Aktorja Salma Hayek ka bërë të ditur për “The Daily Show” se si vjeshtën e kaluar presidenti amerikan Donald Trump e ftoi që dilnin bashkë.
Siç ka thënë ajo, pasi që e kishte refuzuar Trump për takim, ai plasoi informacione të rreme për të në portalin “National Enquirer”.

E pyetur nga udhëheqësi i emisionit nëse është e vërtetë se Trump e kishte ftuar për takim, Hayek shumë shpejt pas buzëqeshjes është përgjigjur “po”.

Aktorja ka treguar se ka takuar Trump gjatë një ngjarjeje, kur ajo kishte qenë së bashku me të dashurin e atëhershëm.

Sipas saj, Trump i kishte ftuar për darkë dhe iu kishte ofruar vendosje në hotelin e tij. Në fund kishin shkëmbyer numrat e telefonit, por Trump kurrë nuk kishte biseduar me të dashurin e Salma.

“Më vonë më thirri vetëm mua dhe më ftoi që të dilnim. E pyeta se pse më thërret në takim kur e di se kam të dashur. Trump nisi të më flasë se si ai nuk është i mirë për mua, se si nuk është i rëndësishëm. Më tha të dalë me të”, ka sqaruar Hayek, pasi që udhëheqja e emisionit u mahnit se si Trump kishte pasur të drejtë.

Temat
Showbiz

Të afërta