Ja çfarë bën Skivi për shkak të muajit të Ramazanit (Foto)

Ai është padyshim njëri ndër reperët më të njohur në skenën muzikore.

Bëhet fjalë për reperin e njohur Skivi, transmeton Gazeta Express.

Skivi për të gjithë fansat e tij kishte paralajmëruar publikimin e projektit të tij më të ri.

Mirëpo ai ka vendosur që ta shtyjë publikimin e këngës më të re.

Skivi ka bërë këtë si shenjë respekti për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Skivi përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Instagram.

Ai ka thënë se projekti do të publikohet në netët e Bajramit.

“Ni prezentim dhe shpjegim i shpejt per krejt juve, deshta ni faleminderit shum t’madh me jau bo, per supportin, dashurin e panderprere dhe besimin ne mu. Ky projekt ka pas me dal shum shpejt por shkaku i temes dhe jetes se nates kemi respektu muajin e Shenjte te Ramazanit dhe kena vendos qe konga me dal mu knu e mu festu e me kall krejt ne netët e Bajramit..coming soon big love for u all”, kishte shkruar Skivi.

Ndryshe projekti i fundit nga Skivi është “Llafi”, i publikuar pak kohë më parë./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta