Foto e rrallë e Dafinës kur nuk kishte ndërhyrje (Foto)

Kur flitet për super vokal dhe fansa të flaktë pas muzikës së saj, kush tjetër mund të na vije në mendje pos emrit të këngëtares Dafina Zeqiri.

Epo një vokal që ka mjaft për të ofruar për dashamirësit e stilit të saj të këndimit, padyshim se ka një ‘origjinë’ më të thellë, duke e ditur se edhe nëna e saj Melihate Zeqiri ishte një zë mjaft i ëmbël për skenën muzikore edhe pse në vite të më hershme.

Kosovarja, ju sjell foto të rrallë, ku Dafina shihet në moshë më të re në praninë e nënës dhe motrës së saj, e që thënë të drejtën vetë këngëtarja ka deklaruar shumë shpesh se gëzon një afrimitet të jashtëzakonshëm falë mundit të madh të nënës së saj për të rritur e edukuar tri vajza, si e vetme.

E realisht një gjë të tillë duket t’ia ketë arritur, mbase pasqyrim më i mirë në këtë aspekt është Dafina, një vajzë mjaft e suksesshme dhe e stërmbushur me pozitivitet të cilin vetvetiu e përçon tek adhuruesit e saj, në çfarëdo forme, e rëndësishme të rrezatojë e tillë, transmeton Kosovarja.

Kujtojmë se Dafina, jo rrallë ishte cak i goditjes mediale, shkaku i ndërhyrjeve, diçka që realisht po të shikohet në kohë krahasuar me sot, dallimi është goxha i dukshëm.

Temat
Showbiz

Të afërta