Bahtiri flet për koalicionin e mundshëm me PAN. Ja çfarë thotë

Kryetari i Mitrovicës nga AKR-ja, Agim Bahtiri, nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm në mes PDK-AAK-Nisma dhe AKR.

Bahtiri është pyetur për mundësinë e koalicionit me PAN-in, por ai është përgjigjur me pyetje duke ironizuar. “Kush është ky PAN”, ka pyetur Bahtiri.

Bahtiri për koalicionin PAN-AKR ka sugjeruar të pyetet shefi i partisë Behgjet Pacolli.

“Vetne Pacollin, e jo mua”, ka thënë kryetari i Mitrovicës për Lajmi.net.

Sipas rezultateve të fundit nga KQZ-ja del se PAN-i ka rreth 34% të votave, duke e lënë prapa Vetëvendosjen me 27% dhe LAA me rreth 25%.

Temat
LajmeVend

Të afërta