Ujkani zbulon lëndimin e tij dhe gjen fajtorët

Portieri Samir Ujkani zbulon lëndimin për të cilin u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Ujkani ka sqaruar se lëndimi i tij erdhi pas bllokimin të këmbës, e cila nuk e lejoi të luante më, ndërsa si fajtor i sheh udhëtimet gjatë stërvitjeve dhe organizimin në fushë.

“Mu bllokua këmba dhe nuk munda më, prandaj u ndërrova. Angazhimi nuk ishte i madh”, ka fillimisht Ujkani.

“Kemi pasur edhe problem me udhëtime secilën ditë për në stërvitje. Organizimi për ne duhet të jetë më i mirë si në fushë ashtu edhe jashtë saj”,

“Për skuadrën unë bëjë gjithçka, prandaj u mundova të mos mungojë, por ishte një moment që u lëndova edhe më shumë dhe nuk guxova të vazhdojë më”, shtoi ai.

Ujkani nuk luante prej disa javësh shkaku i lëndimit. /Telegrafi/

Temat
SportVend

Të afërta