Kosovarët me mosdalje në votime, më shumë i shpërblyen, se sa që i dënuan politikanët!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Dalja kaq e ulët e shqiptarëve të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit mund dhe duhet të shikohet e analizohet nga disa aspekte e këndëvështrime, si;

1.Dënim ndaj politikanëve, partive, e politikave diskriminuese, që politikanët apo partitë e caktuara politike u kanë bërë qytetarëve, qoftë kur janë imponuar si katalizatorë politik të ndryshimit, qoftë kur janë në pyetje interesat vetanake!

2.Kohë e pavolitshme e organizimit të fushatës paraelektorale, por, edhe si pritesë sociale, për ta krye këtë obligim qytetar në kohën e ramazanit! Është e dijtur, që njerëzit pritojnë të dalin në votime, kur agjërojnë 17/18 orë. Ky element është shpërfill (pa)qëllimshëm, dhe si i tillë herave tjera duhet të merret parasysh!

3.Apo, si lodhje, si irritim, e “bojkot” asocial ndajë pamundësisë për të ndryshuar, përmirsuar dhe avansuar statusin e tyre ekonomik në shoqëri! Pra, si është e mundur që vendet europiane, me një mirëqenie solide sociale, e shfrytëzojnë të drejtën e votimit, ndërkaq, në Kosovë psh. ku “çdo gjë nuk funksionon si duhet”, ku ka një papunësi enorme, varfëri ekstreme, institucione të brishta, standard të ulët jetese që as në Bangladesh nuk mund ta hasish, në ditën e vetme kur mund ta ndryshojnë këtë status të vetin, ata rrijnë në shtëpi?!

Sepse;

4.Hapsira pseudoideologjike, është e pushtuar kryesisht nga mercenarët mediatik, që gjatë fushatës qëllimshëm e frustruan qytetarinë aktive që kishte mundur ta përmbyllë ndryshimin!

5.Në vend të kësaj këto mainstreim medie, stimuluan pjesën “ekstreme” të militantizmave partiak që të ruajnë koherencën e dominimit në udhëheqje dhe pushtetmbajtjeje të mëtejme. Ky pozicionim i elektoratit konzervativ kosovar, dosido mund të shpjegohet si mungesë të alternativave nga ana e politikbërsve, por, edhe si një lloj
vetëkënaqësie me status quon egzistuese; sociale (tipik indiferente), politike (programe e parti me referenca të njejta), e ekonomike (me rëndësi me pas sa me ngi barkun)

6.Në anën tjetër, është edhe një faktor në pamje të parë i padukshëm, por shumê i rëndësishëm qe ka ndikua direkt dhe indirekt në reduktimin e daljeve nē votime. Ky ka të bëjë me përgjegjësinë e KQZ-s, e cila ka “ndihmua” shumë këtë, duke reduktuar afatin e votimit në vetëm një javë, për MËRGATËN, duke e komplikua me kerkesa morbide aplikimin, duke, mos u interesuar për mënyrat e reja të animimit të qytetarëve për votim, etj.

7.Poashtu, dalja dhe mosdalja në Kosovë nuk është e sanksionuar me ligj. Por, kjo varet nga vullneti qytetar, gjerësa në disa vende(Danimarka, Finlanda, Belgjika, Luksemburgu, Brazili, Cilea, Greqia, Bullgaria, etj.), kjo çështje është e derivuar nga ligji. Serbët dolën më shumë, shkaku se kauzat e tyre politike, ekonomike dhe sociale, ishin shumë më të motivuara, dhe shumë më të artikuluara! S’këndejmi, në zgjedhjet e sotme, nuk humbën shqiptarët, por, fituan serbët!?

Temat
Opinione

Të afërta