Pas rënies së Gruevskit, MPB-ja prezanton Mercedesin e 650 mijë eurove të Qeverisë (FOTO)

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski ashtu edhe siç premtoi kryeministri Zoran Zaev, sot prezantoi para gazetarëve mercedesin e Nikolla Gruevskit i cili buxhetin e Maqedonisë e dëmtoi për 600 mijë euro, transmeton Gazeta Express.

“Atë që e premtova si ministër teknik, sot e po e bëj. Thash se sa të të bëhem ministër menjëherë do ta tregojmë mercedesin i cili ka kushtuar rreth 600 mijë euro.

Pyetëm se çfarë është ajo e cila kushtoi aq shumë dhe e cila paraqet luks kur nga ana tjetër shumë punëtor nuk kanë pasur as uniforma, as monitor e klima në vendet e tyre të punës.

Sot po ua tregojmë opinionit, kështu e gjetëm, kështu e lam. Kjo është lënë në mënyrë shumë të papërgegjshme dhe prandaj shihni se si duket brenda”, tha Spasovski.

Temat
LajmeRajon

Të afërta