Asgjësohen 172 bimë kanabis në Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Sic bëhet e ditur, nga ana e policisë ka nisur procedim penal në ngarkim të

• R. M. 61 vjeç, banues në fshatin, Kryeplak i fshatit Shetaj;

• E. C. 28 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës;

•A.Ç. 30.vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i Mullirit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 40 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Vijon puna për zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies:

• 132 fidanë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta