Tmerri i Luftës së Dytë Botërore nëpërmjet fotove

Lufta mes amerikanëve dhe japonezëve është ri sjellë me anë të një serie të jashtëzakonshme fotosh me ngjyra.
Fotot tregojnë burra që transportohen me barrelë në spital, rob lufte japonezë nëpër barka dhe ushtarë që luftojnë në Okinavë.

Në fotot e tjera, një grup ushtarësh qëndrojnë në brigjet e Taravës, ndërkohë që tregohen edhe trupat e vdekur të mbuluar me flamur amerikan.

Fotot janë sjellë nga elektricisti 54-vjeçar Royston Leonard, nga Kardifi i Uellsit, transmeton tch.

Ai thotë: “Japonezët nuk dorëzoheshin kurrë dhe ishin betuar për luftë deri në vdekje. Kjo ishte ideja e tyre për të vdekur me dinjitet në betejë. Luftuan shumë për çdo pëllëmbë tokë të ishujve të tyre”.

Temat
Lajme

Të afërta