Shitën të dhënat, arrestohen 20 punonjësit e “Apple” në Kinë

Njëzet punonjës të ”Apple”, u arrestuan nga autoritetet kineze në kuadër të një hetimi për trafik të të dhënave të klientëve të gjigantit informatik amerikan, theksoi sot policia.

“Të dyshuarit janë akuzuar për prekje të jetës private dhe trafik të të dhënave personale”, theksoi në një komunikatë policia lokale e provincës së Zhejiang.

“Ata dyshohen për përdorim të sistemit informatik ‘Apple’ për marrjen e emrave, numrave të telefonit, identifikimeve dhe të dhënave të tjera që u përkisnin përdoruesve, që ishin shitur më pas. Ky trafik ka gjeneruar më shumë se 50 milionë yuans (6,5 milionë euro) nga të ardhurat”, sipas të njëjtit burim.

Hetuesit nuk kanë dhënë detaje nëse të dhënat e grabitura u përkisnin klientëve kinezë apo të huaj.

Pas një hetimi prej disa muajsh, të dyshuarit u arrestuan në fundjavë në disa provinca të vendit.

Temat
Lajme

Të afërta