Sakrifica e madhe që ka bërë Grida Duma për fushatën (Foto)

Ajo është cilësuar si një nga gratë më me klas të politikës shqiptare dhe këtë e vërteton çdo ditë me sharmin që e karakterizon.

Grida Duma, kandidate e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit, ka filluar turin e takimeve me qytetarët për t’u prezantuar programin elektoral të kësaj force politike.

Së fundmi, Duma ka qenë e pranishme në Shkozë, pasi ka ecur me stafin e saj në rrugët e pashtruara për të folur me qytetarët për problemet që i karakterizojnë.

“Qytetarët e Njësisë 1, në afërsi të Urës së Shkozës.

Fëmijët që na shoqërojnë tregojnë më pastër se kushdo problemet. Çiltër rrëfejnë si janë mësuar të kalojnë rrugën mes hekurash dhe ndërtimesh të pambaruara dhe të ndotura.

E megjithatë, të rritur apo fëmijë, secili, në mënyrën e vet, ka besim në alternativën e Republikës së Re.

Dëgjon prej tyre shprehje si: “Aman shpejt, të ndryshojë diçka” apo “Me ju dhe me Zotin”- shkruan ajo.

Por në takimet e fundit të kandidates Duma është vënë re një detaj, i cili nuk ka kaluar pa rënë në sy. Grida ka ndryshuar një pjesë të veshjes së saj, për t’iu përshtatur takimeve në disa zona gjysmë informale të pashtruara. Ajo ka braktisur takat e larta dhe ka filluar të preferojë këpucët e sheshta, për të ecur lehtësisht në këto rrugë.

Gjithashtu ajo që bie në sy është se Grida preferon veshje më të thjeshta dhe jo të ngarkuara.

Fotot e mëposhtme të shpërndara nga vetë ajo e vërtetojnë këtë:/Blitz.al/

Temat
Showbiz

Të afërta