Jep dorëheqje lideri i UKIP, pasi partia e tij nuk e fitoi asnjë ulëse në parlament

Lideri i Partisë së Pavarësisë në Britani të Madhe (UKIP), Paul Nuttall, ka dhënë dorëheqje pas partia e tij dështoi ta fitonte edhe një ulëse të vetme në parlamentin britanik në zgjedhje e përgjithshme që u mbajtën dje.

Ai ka thënë se zgjedhjet e kanë vënë në rrezik largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Express.

Nuttall pohon se UKIP mund të jetë më e popullarizuar se që ka qenë ndonjëherë në 18 muajt e fundit, por jo me të si lider.

“Një epokë e re duhet patjetër të nisë me një lider të ri,” ka thënë ai./Express/

Temat
Lajme

Të afërta