ISIS i vret 20 persona dhe plagos 25 të tjerë në qytetin e shenjtë

Një kamikaz e ka detonuar sot rripin e tij me eksplozivë në një treg në lindje të qytetit të shenjtë shiit, Kerbala, duke vrarë të paktën 20 persona dhe plagosur 25 të tjerë, njoftojnë burime të sigurisë irakiane.

Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm përmes një komunikate në ueb-sajtin e vet të lajmeve, Amaq, transmeton Express.

Sekti mysliman shiit është cak i sulmeve të shpeshta të ISIS-it në Irak, militantët e të cilit i cilësojnë shiitët si të pafe./Express/

Temat
Lajme

Të afërta