Erdogan dërgon trupa, aeroplanë dhe anije luftarake në Katar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka aprovuar legjislacionin për vendosjen e trupave turke në Katar, duke sinjalizuar për përkrahjen e Turqisë për shtetin e Gjirit i cili është duke u përballur me izolim nga vendet tjera të Gjirit Arab, për shkak të dyshimeve se ajo e përkrah terrorizmin.

Parlamenti turk e miratoi të mërkurën projektligjin dhe aprovimi i tij i shpejtë nga Erdogani të enjten u pasua sot nga publikimi i tij në Gazetën Zyrtare, duke e kompletuar kështu procesin legjislativ, transmeton Express.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i prishen marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Katarin të hënën të lamë pas, duke e akuzuar atë se po i përkrah militantët islamikë dhe Iranin, akuza që Katari i quan të pabaza.

Dje, Katari u zotua se do të dalë nga izolimi dhe tha se nuk do të bëjë kompromis për politiken e vet të jashtme për ta zgjidhur krizën më të madhe diplomatike në disa vitet e fundit.

Pas vendosjes fillestare të trupave turke në bazën e Dohas, aeroplanët dhe anijet luftarake të Turqisë po ashtu do të dërgohen, raporton gazeta Hurriyet./Express/

Temat
Lajme

Të afërta