Alarmi i meteorologëve: Vera më e nxehtë që prej 1800-ës, ja vendet që rrezikojnë me tepër

Kompania e njohur amerikane për parashikimin meteorologjik AccuWeather parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindor kjo do të jetë një verë e gjatë e ngrohtë me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë.

Sipas parashikimeve të AccuWeather në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik.

Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit.
Meterologu Aen Repert duke folur për zonën e Ballkanit deklaroi se rrezik më i madh nga temperaturat e larta i kanoset Maqedonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Kolegu i tij Tajler Rojs nuk e përjashton mundësinë edhe të paraqitjes së nivelit të rritur të smogut dhe cilësisë së keqe të ajrit. Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat.

Thuhet gjithashtu se prej vitit 1800, këto temperatura nuk janë parë, gjatë verës.

Temat
Lajme

Të afërta