Sa ja vlen me VOTU tipin e deputetit HEROIK?

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Ky tip, dorën në zemër është specie në zhdukje e sipër në ambientin tonë politik! Por, ky ka një backgraund që na duhet edhe më tej në rrethanat aktuale…! Ky akoma, pranon të ndëshkohet dhe sanksionohet, si nga elitat dhe kolegët e vetë, ashtu edhe nga “Dragodani” , se sa të “shkurorëzohet” nga bindjet dhe synimet e Tija atdhetare! Gjendet në të trija blloqet aktuale, veç, duhet kujdesshëm me e lyp!

Thënë më thjesht këtij tipi me shumë i shkojnë përshtati temat dhe vendimet kruciale për; shtetin, sovranitetin dhe demokracinë, se sa për partinë, grupin apo vetveten!

Interesi dhe fokusi i Tij, gjatë gjithë kohës së pasluftës…, nuk ishin veç temat periferike dhe ato dytësore, por kombi, gjaku, shteti, institucioni e domkoratizimi! Ngaqë, vlerësimi dhe kalkulimi i këtij tipi, mbesin edhe më tej; shtetndëtimi i munguar; sovraniteti i cunguar; dhe demkracia e improvizuar

KËSHILLË: Ndoshta duhet, sërish ta votoni këtë tip deputeti! Keni një arsye më shumë për ta mbajtur gjallë idenë e BASHKIMIT kombëtar shqiptar!

Temat
Opinione

Të afërta