Ka reaguar LSDM-ja ndaj qëndrimeve të guvernatorit të Bankës Popullore, Dimitar Bogoev, nga kjo parti zotohen se qeveria e re do të zbatojë politika ekonomike të përgjegjshme që do të sjellin rritje ekonomike, përfitimin e të cilës do ta ndjejnë qytetarët dhe tregu.
“Edhe guvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov i cili në mandatin e deritanishëm heshti ndaj politikave të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja, me rishikimin e procedurës për rritje ekonomike prej 2.5 % i verifikoi tezat katastrofale ekonomike të pushtetit të deritanishëm që shkatërruan ekonominë.
Politikat e reja ekonomikë të Qeverisë reformuese do të fillojnë të zbatohen shpejt dhe me disa masa mes të cilave edhe rritja e rrogës minimale si dhe mbështetja e tregut me çka do të fillojë rikuperimi i ekonomisë së shkatërruar.” – thuhet në reagimin e LSDM-së.
