Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne nje spital privat ne Tirane, ku një 15-vjeçare ka nderruar jete gjatë operacionit dhe me pas mjeku anestezist ka tentuar të vetëvritet.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat ën Tiranë. Mësohet se një 15-vjeçare ka humbur jetën gjatë operacionit e më pas mjeku anestezist ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur shtetësja B. P., 15 vjeçe.
Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P. /albeu.com/
