A do të martoheshit me një shqiptare? Ja si përgjigjen maqedonasit (VIDEO)

Situata në Maqedoni, sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, më konkretisht atyre ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve pothuajse kurrë s’ka qenë për t’u lakmuar.
Gjithmonë ka pasur tensione, madje ndodhi edhe një konflikt, ai i vitit 2001, kur u ndeshën UÇK’ ja e Maqedonisë me forcat e sigurimit dhe paramilitarët maqedonas.

Pas kësaj pasoi një periudhë relativisht e qetë, por që u tensionua sërish pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Kjo, kur partia nacionaliste VMRO-DPMNE, që drejtonte shtetin 10-11 vitet e kaluar, u refuzua nga partnerët e deridjeshëm shqiptarë, BDI-ja, nisi organizimi i protestave kundër koalicionit të partive shqiptare me opozitën e deridjeshme.

Ikonografia dhe vokabulari i këtyre protestave janë në pjesën më të madhe antishqiptare.

E, kohëve të fundit situata në Maqedoni ka qenë edhe më e tensionuar, pasi që në Kuvendin e këtij shteti, ka pasur acarime ndërmjet pozitës dhe opozitës respektivisht përkrahësve të saj huliganë. Gjatë kësaj për pak sa nuk u vra lideri i njërës prej partive shqiptare, Ziadin Sela, ndërsa pësuan edhe shumë deputet të tjerë.

Emisioni më i shikuar në vend, Express Rozë, këto ditë ishte i pranishëm në Maqedoni ku i mori disa mendime të maqedonaseve të rinj, për ta parë se sa ata shoqërohen me moshatarët shqiptarë dhe a do të kishin pranuar për të hyrë në lidhje me dikë nga etniteti tjetër.

Në videon e mëposhtëm mund t’i dëgjoni përgjigjet interesante të qytetarëve. /GazetaExpress/.

Temat
LajmeRajon

Të afërta