Kamerat u lejuan të filmonin nisjen e takimit Edi Rama- Lulzim Basha në Presidencë, por vetëm për pak minuta.
Para tyre Rama e Basha u paraqitën të buzeqëshur, ndërsa Ruçi e Paloka më seriozë.
Kryeministri Rama u përpoq thyente akullin me batuta, por jo me pjesëmarrësit.
Edhe pse takimi nuk ishte thirrur prej tij, ai mori rolin e organizatorit, duke u drejtua kameramanëve: Mjaft tani. Ikni se s’po bëni film. Mund të dilni.
