Kosova do të këtë edhe një rrugë të re e cila do ta lidhë atë me vendet fqinje . Një strategji e bashkimit të shqiptareve do të realizohet me projektin rrugor i cili do të lidhë Deçanin me Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Investimi 300 milionësh i qeverisë së Kosovës në krijimin e një rruge e cila do të jetë rrugë lidhëse ndërmjet Kosovës,Shqipërisë dhe Malit të Zi, përveç se do të zvogëloj kohën e arritjes në këto destinacione, do të jetë një strategji e mirë edhe në tërheqjen e investitorëve në këtë zonë dhe zhvillimin e turizmit.
Rasim Selmanaj, kryetar i komunës së Deçanit thotë se ky projekt do ndaj shqiptarët e Kosovës nga ata të vendeve fqinje vetëm për një orë e gjysmë .
