Të hënën nga ora 11:00 deri në 12:00 opozita shqiptare do të bllokojë rrugët kryesore kombëtare në vend në shenjë proteste kundër qeverisë.
Nga mazhoranca flitet për skenar dhune ndërsa opozita i ka mohuar këto akuza duke këmbëngulur se nuk do të ketë asnjë incident dhe se tubimet do të jenë paqësore.
Por në rrjetet sociale ka nisur humori. Në një video të publikuar nga autostrada Tiranë-Durrës janë ironizuar disa dele që kalojnë në rrugë, si prova të Partisë Demokratike për protestën e së hënës.
“Nisin provat gjenerale për bllokimin e rrugëve për ditën e nesërme nga opozita”, thuhet në faqen që ka publikuar edhe videon.
Nisin provat gjenerale për bllokimin e rrugëve për ditën e nesërme nga opozita.Këto janë pamje të marra tani nga rruga dytësore e autostradës Tiranë Durrës.
Publicerat av Makina Ime den 23 april 2017
