Përgjigjet Daut Haradinaj: S’bëjmë spastrim etnik, ruajmë kisha, kriminelëve iu përgjigjemi me luftë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Vulinit i cili e akuzoi se po synon spastrim etnik ndaj serbëve. Vëllau i Ramush Haradinajt, ka thënë se sa për Vulinin asnjë kishë serbë nuk do të mbetej në Kosovë, por që sipas tij shqiptarët janë ndryshe pasi e duan njëri-tjetrin.
Ky është reagimi i plotë i Haradinajt:

Vulin, sa për ty dhe për shefat tu historik, asnjë kishë serbe nuk kish me mbetë në Kosovë.

Shqiptarët që ti i quan “terroristë” i kanë ruajtur e kultivuar që 500 vjet, dhe atë jo për hatrin tënd por se kështu jemi ne shqiptarët.

Ne jemi shqiptarë, edhe myslimanë edhe katolik edhe ortodoks, dhe e duam njëri tjetrin.

Ju e keni prishur veten tuaj duke e vendosur fenë para kombit. Kështu mendojnë shqiptarët.

Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurr spastrim etnik, kemi dhënë prova se jemi njerëz të fjalës dhe këtu pajtohem me të gjithë, por ndjekja nga kriminelët në Beograd do ta marr përgjigjen e njëjtë çdo herë.

Gjatë ditës ministri serb, Aleksandër Vulin ka kërkuar reagim të ndërkombëtarëve për deklaratat e Haradinajt.

Kurse, Ambasadori i SHBA’së i ka reaguar Daut Haradinajt, duke thënë se kërcënimi me luftë e spastrim etnik s’ka vend në Europë

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta