Senatori rus: Bombardimet amerikane në Siri si dikur në Serbi

Anëtar i Komitetit për punë të jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë, Igor Morozov, ka krahasuar sulmin amerikan në Siri me bombardimin e Jugosllavisë dhe ndërhyrjes në Irak.
“Sulmi në aeroport na kujton bombardimin e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi), ndërhyrjes ushtarake në Irak, shkatërrimin e Libisë dhe aktet e tjera të mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara”, tha senatori rus, raporton Sputnjik.

Sipas tij, “tani është krejtësisht e qartë se sulmi kimik në Idlib ishte një provokim amerikan për të justifikuar sulmin mbi bazën ajrore”.

Ai theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump, tashmë ka tërhequr premtimin e tij se në Siri do të luftojë kundër grupit të Shtetit islamik, e jo kundër presidentit Bashar al-Asad.

Në natën mes të enjten dhe të premten, Shtetet e Bashkuara kanë nisur më shumë se 50 raketa “Tomahawk” në eroportin siriane ushtarake në Sairat, që gjindet 38 kilometra nga Homsi.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta