Shokon taksisti zviceran: Nuk transportoj shqiptarë të Kosovës

Në Thurgau një shofer taksie zviceran po përballet me akuza raciste. Për shkak se disa të rinj u rebeluan në kombibusin e tij, ai i zemëruar publikisht ka refuzuar që tani të transportojë shqiptarë të Kosovës

Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebook se nuk pranon të transportojë më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish-Jugosllavisë. 55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të parespekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick, përcjell Albinfo.ch.

Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinj dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.

Ai kishte shkuar për të marr një grup të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë.”

Pronari gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga“, ka treguar i zemëruar zvicerani.

“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni!“, thotë taksisti zviceran

Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook. Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta