Argjend Bekaj e Mergim Gecaj janë dy shtetas kosovarë, rezidentë në Itali, që pak ditë më parë me urdhër të Ministrit të Brendshëm italian Marco Minitti u dëbuan nga territori italain si persona të rrezikshëm për sigurinë e shtetit.
Emrat e tyre janë përfshirë në operacionin e shkatërrimit të celulës xhihadiste të zbuluar në Venecia dhe e përbërë nga 4 kosovarë me qëllim hedhjen në erë të urës Rialto të këtij qyteti.
Arxhend Bekaj e Mergim Gecaj banojnë rreth 13 km larg njëri-tjetrit e të sapo kthyer në Kosovë e të dëbuar nga shteti italian kanë realizuar së bashku një video selfie ku shprehen:
“Jemi të pafajshëm. Duam të kthehemi në Itali. Dikush të na ndihmojë, kemi nevojë për një avokat. Nuk jemi terroristë.”
Sipas investiguesve italianë, Arxhend Bekaj e Mergim Gecaj, së bashku me një kosovar të tretë të quajtur Idriz Haziraj dhe ai i sapo dëbuar nga Italia, merrnin pjesë në takimet e zhvilluar në bazën e celulës xhihadiste të Venecias, ku lexohej Kurani e shikoheshin video të luftëtarëve të ISIS.
Arxhend Bekaj e Mergim Gecaj jetonin prej 4 vitesh në Itali. Mërgimi punonte si parukier ndërsa Arxhendi ishte kamarier.
“Policia italiane na sekeustroi celularë e kompjutera, e në telefonim tim kisha vetëm një program të shkarkuar për të lexuar Kuranin”, thotë Mërgim Gecaj.
“Punonim për të çuar para në familjen tona. E tani ç’të bëjmë?’?
