Nacionalizmi na hy në punë, edhe për një kohë neve shqiptarëve!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Nacionalizmi, si produkt i shek. XVII, së bashku me procesin e formimit të shtet-kombeve, fuqizoi dhe madhëroi sidomos simbolet e: gjuhës, territorit, jetës ekonomike dhe sidomos jetës politike e sociale, pastaj etnopsikologjisë ato të kulturës dhe trashëgimisë së përbashkët. Si botëkuptim dhe si koncept i përdorshëm edhe në ditët tona, nga ksenofobia dhe shovinizmi një fije e hollë e perit e ndanë.

2. Sot në botë janë të njohur shumë tipe nacionalizmash, duke filluar nga ai: etnik (që njerëzit u dallon ekskluzivisht sipas prejardhjes së gjakut): social (që paradigmën kulturore, pra njëshmërinë gjuhësore dhe atë të traditës, mundohet ta ngritë në pediestal): qytetar (që fuqizon ndjenjën apo tiparet e atdhedashurisë kryesisht përmes shtetit, pra thënë më thjesht: qytetarisë, e jo gjakut, etnisë dhe kulturës). Një tjetër tipologji, të gjithë nacionalizmat i sistemon, në:

1. nacionalizëm të bardhë (white natinalism) që sipas shumë sociologëve, ka të bëjë me lëvizjen që në fakt refuzon idealin e barazisë dhe që insiston në mbrojtjen e bërthamës së natyrës njerëzore të përcjellur përmes trashëgimisë apo hierarkisë natyrore.

2. nacionalizëm të zi (black natinalism), një lëvizje sociale tipike që manifeston procesin e pavarësimit nga ndikimi i të bardhëve në vendet ku ata diskriminohen dhe i nënshtrohen aparthejdit e segregacionit.

3. nacionalizëm kulturor (cultural nationalism), një termë që shquhet si antipod i nacionalizmit etnik, ku kombi merr cilësitë apo veçantitë e një kategorie më tepër të kulturës së përbashkët që krijohet me kalimin e kohës.

4. nacionalizmi postkolonial (postcolonial nationalism), që shërbehet kryesisht me etnosin e kombit për t’u çliruar nga kolonialistët e të gjitha llojeve.

5. nacionalizmi postkomunist (post-communist nationalism), një dukuri që kohëve të fundit akoma është gjallë dhe kryesisht udhëhiqet nga ndjenjat e pakënaqësisë sociale e politike dhe përdoret si një mjet shumë i fuqishëm për të marr edhe pushtetin në këto vende.

6. nacionalizmi teknologjik (technological nationalism), apo i shquar ndryshe edhe si nacionalizëm kibernetik, që procesin e mbijetimit të shtetkombit e ndërlidhë kryesisht me proceset dhe inovacionet në sferën e teknologjisë informative dhe:

7. nacionalizmi ekonomik (economic ntionalism), që procesin e ekzistencës dhe përparimit të identitetit shet komb e projekton kryesisht përmes proceseve dhe zhvillimeve ekonomike.

3. Si i tillë, duke marrë parasysh rrethanat në te cilat gjendet edhe vete Evropa (me dy proceset antagoniste: ato integruese dhe ato dezintegruese!), nacionalizmi shqiptar duhet te mbahet, jo si finok, jo mashtrues, jo hiperaktiv, jo…, por parasëgjithash: liberal, komunikues, fleksibil me tjerët, ne funksion emancipues, pra, funksion te Shqipërisë etnike…!

Temat
Opinione

Të afërta