Reagime pas arrestimit të tre shqiptarëve në Itali (VIDEO)

Në Kosovë autoritetet thanë se po bashkëpunojnë me policinë italiane rreth arrestimit të djeshëm të një grupi shqiptarësh nën dyshimet për planiWkim sulmesh ne Venedik.

Ndonëse autoritetet në Kosovë nuk kanë dhënë më shumë hollësi rreth bashkëpunimit, arrestimet ri ngritën shqetësimet rreth kërcënimeve që paraqesin ideologjitë ekstremiste për Kosovën, e cila është përballur me dukurinë e radikalizmit dhe përfshirjes së qytetarëve të saj në luftera te huaja.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta