Kryetarët e komunave vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë

Ramush Haradinaj vizitohet nga disa kryetarë të komunave të Kosovës.
Gjatë pjesëmarrjes në Sesionit Pranveror të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, në Strasburg, një delegacion i Autoriteteve Lokale të Kosovës, në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka vizituar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga autoritetet franceze, sipas një urdhërarresti nga Serbia.

Në vizitë zotit Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin Naim Ismajli ishin edhe Agim Veliu – nënkryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta