Irani i kundërpërgjigjët SHBA-së, vendos sanksione ndaj kompanive amerikane

Irani ka vendosur sanksione ndaj 15 kompanive amerikane nën dyshimin se ato i kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe kanë bashkëpunuar me Izraelin, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit “IRNA”.

IRNA e ka cituar Ministrinë e Jashtme të Iranit duke thënë se kompanitë i kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut dhe kanë bashkëpunuar me Izraelin kundër palestinezëve, transmeton Express.

Vendimi i Iranit vjen dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosen sanksione ndaj 30 kompanive të huaja apo individëve për shkak se kanë transferuar teknologji të ndjeshme në Iran për programin e saj bërthamor, apo se i kanë shkelur kontrollet e eksportit ndaj Iranit, Koresë së Veriut dhe Sirisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta