Me çfarë formacioni do të luajë Italia ndaj Shqipërisë? Ja çfarë thotë Ventura

Italia mund të luajë me skemën 4-2-4 ndaj Shqipërisë
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, disa ndeshje ka luajtur lojë tepër sulmuese me vetëm dy mesfushorë e katër sulmues (4-2-4), por nuk ka treguar nëse ngjashëm do të luajë edhe të premten ndaj Shqipërisë.

Ai ka shtuar se do të provojë skema të ndryshme gjatë kohës sa është te Azzurët.

“4-2-4 kundër Shqipërisë? Një ekip Kombëtar nuk mund ta këtë vetëm një mënyrë te lojës, sepse përndryshe çdo gjë bëhet tepër regjimentale”, ka deklaruar Ventura.

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, e cila zhvillohet nga ora 20:45, e vlefshme për kualifikueset për botërorin “Rusia 2018”.

Temat
BotëRajonSport

Të afërta