“Njeriu, kafsha dhe virtyti”, ngjitet në skenën e Teatrit të Ferizajt

Premiera shfaqet më 16 mars me fillim nga ora 20:00 ndërsa reprizat e parë më 17 mars në të njëjtën orë, në Teatrin e Qyteti të Ferizajt “Adriana”
Me autor Luixhi Pirandelo “Njeriu, kafsha dhe virtyti” është shfaqja e parë për vitin 2017-të në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, e cila do të vjen nën regjinë e regjisorit Kushtrim Bekteshi. Kjo shfaqje e cila ka nis provat në fund të muajit janar, do ta vijë me premierë të enjten më 16 mars, shkruan KultPlus.

“Teksti është një dramë psikologjike me elemente komike dhe flet për krizën etike të një shoqërie, duke nxjerr në sipërfaqe hipokrizinë njerëzore dhe standardin e dyfishtë në perceptimin dhe vlerësimin e veprimeve vetjake kundrejt veprimeve të të tjerëve. Çfarë është etike dhe joetike, e vërtetë dhe gënjeshtër, varet nga këndvështrimi individual i secilit personazh”, pati treguar për përrallën e shfaqjes në një intervistë të mëhershme për KultPlus, vetë regjisori Kushtrim Bekteshi.

Në kastën e aktorëve të “Njeriu, kafsha dhe virtyti”, bëjnë pjesë: Shpëtim Selmani, Mevlan Saraçi, Dardana Mehmeti, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Sherif Bega, Edona Berisha-Bekteshi, Ali Krasniqi, Arben Marevci dhe Ekrem Jakupi. Skenografia e kësaj shfaqje është bërë nga Mentor Berisha ndërsa kostumet Samka Ferri.

Premiera shfaqet më 16 mars me fillim nga ora 20:00 ndërsa reprizat e parë më 17 mars në të njëjtën orë, në Teatrin e Qyteti të Ferizajt “Adriana”.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....