Haradinaj: Kurrë nuk kam folur me biznesmenin serb Kariq

Biznesmeni kontrovers serb, Bogoljub Kariq, ka deklaruar për mediat serbe se gjatë trazirave të 2004, kur ishin sulmuar disa objekte fetare serbe në Kosovë.
Ai ka thënë se kishte kontaktuar në telefon me Daut Haradinajn dhe i kishte kërkuar atij që ta mbronte manastirin e Deçanit dhe Patrikanën e Pejës.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar për Klan Kosovën, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se kurrë në jetën e tij, as ai, e as dikush tjetër nga Familja Haradinaj nuk ka kontaktuar me Kariqin.

Haradinaj ka thënë se këtë e sheh vetëm si një lojë politike.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta