​De Biasi tregon se ku dëshiron të jetë trajner pasi të largohet nga Kombëtarja

Gianni de Biasi po mendon për të ardhmen e tij pas largimit nga Kombëtarja e Shqipërisë

Ndonëse sa herë është në vendin tonë deklaron se zëra të tillë nuk janë të vërtetë, përtej Adriatikut nuk ngurron të tregojë edhe ku do të dëshironte të drejtonte pasi t’i jepte lamtumirën kuqezinjve

“Për momentin jam mirë në Shqipëri, edhe për faktin se kam arritur të transmetoj një mesazh. Nuk jam këtu për paratë por për të krijuar një mentalitet ndryshe, pasi unë mendoj se me të vërtetë mund të fitojmë. Dhe kjo është thelbësore”, tha De Biasi për La Tribuna di Treviso.

“Propozime të tjera? Nuk e mohoj që do të më pëlqente të drejtoja në Spanjë apo Angli, ose ndoshta të drejtoja një Kombëtare tjetër. Por më parë, sigurisht që është kjo aventurë. Unë nuk kam njerëz me cilësinë e Italisë, por çdokush hedh në fushë armët e veta. Pavarësisht cilësisë së italianëve do të bëjmë një ndeshje të bukur”, premtoi De Biasi.

Temat
BotëRajonSport

Të afërta