“Ushtria e Kosovës – ka frikë nga SHBA dhe NATO?”

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka planifikuar që nesër të mbaj një seancë të Këshillit për Siguri Kombëtare, në të cilën krerët e shtetit do të marrin shërbimet e duhura ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Sipas B92, seanca është caktuar pas shpalljes së vendimit nga Prishtina për formimin e ushtrisë dhe kërcënimit për ndërprerje të dialogut.

“Ajo që për momentin është më shqetësuese është insistim i Serbisë për mos formimin e Ushtirsë dhe insistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të formuar Ushtrinë e Kosovës pavarësisht”, shkruan media në fjalë, transmeton lajmi.net.

Për Beogradin, ideja e formimit të Ushtrisë së Kosovës, është krejtësisht e papranueshme për shkak se ajo mund të “çoi rajonin në katastrofë”.

Sipas Tanjug, NATO dhe SHBA kanë kundërshtuar fuqishëm formimin e Ushtrisë, duke thënë se Prishtina për ketë duhet të flas me Beogradin, ndryshe ndërkombëtarët nuk e përkrahin atë.

Ndërsa, Telegrafi serb shkruan, se SHBA dhe NATO do të pamundësojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës pasi ajo nuk ka të drejt të formojë atë pa u konsultuar me Serbinë.

“Ajo që kanë frikë amerikanët është se kjo ushtri mund të jetë një qendër rekrutimi dhe qendër trajnimi për terroristë të rijnë. Nuk duhet harrojnë se forcat e NATO-s në Kosovës janë përgjegjës për ruajtjen e paqes”, ka thënë ekspert i Sigurisë në Serbi Zoran Dragishiq.

“Ajo që më pëlqen është mesazhi i dërguar se duhet hequr dorë nga formimi i ushtrisë, por nuk mund të jetë shkatërrim i këtij procesi”, tha ai.

Me çështjen e Ballkanit janë marr edhe media ndërkombëtare, britanikja “Financial Times”, paralajmëroi se Ballkani për Evropën përsëri sfidë e madhe.

Integrimi evropian i rajonit ka shkuar një hapë më largë, Mali i Zi ka hapur kapitujt 26 nga 35 të bisedimeve me BE-në, ndërsa në fund Bosnja dhe Hercegovina kanë pranuar kërkesën për anëtarësim, por ende nuk ka hapur ndonjë kapitull. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta